Aventura e “hidhur” turke, Ujkani flet hapur: Dua të kthehem në Itali

Gjatë verës së shkuar, portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, vendosi të provonte një eksperiencë e re, duke iu bashkuar skuadrës turke të Rizesporit. Fatkeqësisht, transferimi nuk solli atë që pritej.

“Gardiani” ka qenë zgjedhje e dytë përgjatë të gjithë sezonit, duke u aktivizuar vetëm në një takim të Superligës turke. Në një intervistë për “tuttomercatoweb”, Ujkani shpreh hapur mërzinë dhe flet për një rikthim në Itali.

“Nuk jam i lumtur, pasi nuk po luaj. Situata e skuadrës është shumë e keqe, do të na duhet një mrekulli për të shpëtuar.  Edhe këtu për të luajtur. Nuk është një moment i mirë për skuadrën dhe për mua në aspektin personal”, thotë portieri.

Kthim në Itali? Sinqerisht po. Kam kaluar një pjesë të mirë të karrierës sime në Itali, plot 11 vite. Do të më pëlqente shumë të kthehesha, por nuk është kaq thjeshtë.

Disa fjalë për Milanin e Gatuzos, i cili ka qenë trajneri juaj te Piza?

Jam i kënaqur për të. Është një trajneri i një niveli të madh. Milani është në duar të sigurta. Të gjithë presim gjëra të mëdha nga ai klub, por duhet të kuptojmë se ata do të rikthehen në nivelet e mëparshme, hap pas hapi. Ata që kanë punuar te Gatuzon e dinë mirë këtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *