Avdyli-Gashi, dy lojtarë nga Liria për Shkëmbin

Bledi Shkëmbi ka nisur menjëherë nga puna për konfigurimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm. Pas Ndrecës në të majtë të mbrojtjes, tani konfirmohet mesfushori Florent Avdyli. Ky i fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Lirisë së Prizrenit në sezonin e shkuar, është një mesfushor polivalent, 21 vjeç dhe me të ardhme të sigurt. Shkëmbi nuk ka asnjë dyshim te cilësitë e tij, ndaj palët kanë arritur akordin dhe mund të konsiderohet përfundimisht lojtar i Teutës.

Afrimi i dytë, që ende nuk është bërë zyrtar, por pritet për çështje minutash që të përfundojë si tratativë është Roni Gashi. Mesfushori i qendrës gjithashtu ka luajtur me lirinë sezonin e shkuar dhe sipas trajnerit shkëmbi është një premtim i madh. Të dy lojtarët janë një njohje profesionale e trajnerit dhe ai nuk ka asnjë dyshime në zgjedhjen e tij.

Trajneri është në kërkim gjithashtu të një mbrojtësi dhe një mesfushori tjetër për të nisur më pas punën me sulmin. Gjorgievski, Hërkaç, Shkalla, Hakaj dhe Latif Amadu së bashku me Çyrbjen janë konfirmuar nga një sezon më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *