Avdijaj spikat në Holandë, “mbret” i golave në kupë

Donis Avdijaj është një ndër lojtarët që po spikat më së shumti këtë sezon. Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës u transferua verën e këtij viti në radhët holandezëve të Vilemit II, ku ka shfaqur një formë mjaft të mirë si në kampionat, po ashtu dhe në kupë.

Ditën e sotme, Vilemi II luante në shtëpi përballë ekipit modest të AFC, për fazën e 1/8-ave. Vendasit triumfuan me shifrat 3-0, ku çdo gjë u sigurua që në pjesën e parë. Pikërisht, golin e parë të takimit e shënoi Avdijaj, i cili në këtë mënyrë u ngjit në krye të golashënuesve të kupës, me plot 4 realizime, si dhe dy asist.

Gjithashtu, 22-vjeçari ka bindur me paraqitjet e tij dhe në kampionat, teksa është një ndër lojtarët më të rëndësishëm për ekipin e tij. Avdijaj në Eredivisie numëron 4 gola, pas 16 javësh kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *