Avdijaj nuk gjen paqe, ndryshon sërish skuadër

0

Karriera e ish-sulmuesit të Shqipërisë, Albion Avdijaj, nuk po bën hapin e duhur. Lojtari nuk ka gjetur ende qëndrueshmërinë dhe pse është në moshën 24-vjeçare. Shqiptari detyrohet të ndryshojë skuadër sërish, pasi do të largohet nga ekipi i Grasshopersit dhe do të shkojë te skaudra e Debrecenit.

Shtatlarti nuk arriti të demonstronte shumë në ekip zviceran dhe detyrohet të largohet pas një sezoni zhgënjyes. 10 ndeshje në fushë, 3 takime si titullar, 2 gola dhe 381 minuta koleksionoi Avdijaj në sezonin që lamë pas. Klubi i Grasshopersit zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me ekipin hungarez nëpërmjet kanalit zyrtar në Instagram.

Avdijaj synon që të gjejë veten në kampionatin hungarez pas eksperiencave të kaluar me Grasshopersin, Vaduzin, ekipin e dytë të Volfsburgut. Sulmuesi shihej si një lojtar me shumë të ardhme, pasi grumbullohej rregullisht nga Zvicra e moshave. Më tej e ftoi Shqipëria me shpresat, ndërsa tani duhet të gjejë veten me Debrecenin, pasi karriera e tij po merr për poshtë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.