Avazi i zakonshëm, Hysajn e do edhe Juve

Shumë fjalë, shumë zhurmë, por në fund ndoshta gjithçka është një flluskë mediatike e përhapur ndoshta nga gazetarë që kërkojnë lajme të forta, apo agjentë që kërkojnë të rritin vlerën e lojtarëve.

Gazeta “Il Mattino” në Napoli ka dalë të mërkurën me lajmin e bujshëm se Juventusi kërkon të blejë Elseid Hysajn. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka kohë që përflitet se është në shënjestrën e shumë klubeve, aq sa lista është bërë absurde, me gjithë klubet më të mëdhenj në Angli që janë gati ta blejnë.

Natyrisht, së pari duhet parë sa të vërteta janë këto lajme, sepse Napoli nuk është se ka marrë ndonjë ofertë zyrtare, ose të paktën asnjë ofertë mbi 20-25 milion euro, ndërkohë që kërkon shumë, shumë më tepër se aq. Jo vetëm kaq, por Napoli nuk e shet Hysajn brenda Italisë, për të mos përforcuar rivalë direktë, ndaj zërat për interesimin e Juventusit janë më shumë spekulime mediatike, që ndizen nga ndonjë deklaratë e agjentit të Hysajt. Ndrëkaq, shkodrani është i qetë, është nën kontratë dhe nuk ka shprehur asnjëherë ndonjë dëshirë për të lënë Napolin.

One thought on “Avazi i zakonshëm, Hysajn e do edhe Juve

Leave a Reply to azbi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *