Auzilio “sulmon” Interin: Luajtën si skuadër e Serisë B

0

Një humbje e rëndë në Krotone. Aq e rëndë sa që ka sjellë edhe reagimin e klubit që ka mbajtur qëndrim. Fjalët e drejtorit sportiv zikaltër, Piero Auzilio pas humbjes me Krotonen janë të ashpra.

“Një Inter mendjemadh, sipërfaqësor dhe arrogant. Një ndeshje aspak e denjë për një skuadër të Serisë A, nuk dukeshim fare si skuadër e Serisë A. E papranueshme. Duhet të punojmë dhe të kuptojmë se ku duhet ndryshuar. Ajo që ka ndodhur këtë javë më lë të habitur”.

Auzilio është i xhindosur dhe nuk e ka gabim. “Europa League mbetet një detyrim, pavarësisht një ndeshje të humbur keq. Në Serinë A s’mund t’i lejosh vetes të kesh këtë lloj qasjeje. Ajo që më shqetëson është lehtësia me të cilën i marrim këto lloj ndeshjesh. Derbi? Ai përgatitet vetë, janë ndeshjet me Krotonen që më shqetësojnë”, ka thënë Auzilio.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image