Auzilio: Spaleti e ardhmja jonë. Modriç? Real, jemi këtu!

Që nga momenti që Zhose Murinjo u shkarkua nga pankina e Mançester Junajtid, spekulimet për një rikthim të mundshëm të tij në krye të Interit kanë qenë të shumta. Ecuria e klubit zikaltër ka qenë e mirë në ndeshjet e fundit, ku kanë marrë fitore të rëndësishme ndaj Napolit e Empolit dhe klima në skuadër duket e mirë me trajnerin Spaleti.

Gjithsesi, drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio ka folur në lidhje me spekulimet që shohin si trajner të ri të Interit, Murinjon dhe se bashkëpunimi me Spaletin mund të jetë drejt fundit. Zyrtari i klubit nga Milano ka siguruar që Spaleti do vazhdojë të jetë në krye të Interit dhe se nuk ka asnjë çështje Murinjo në klub që mund të trembë trajnerin aktual. Gjithashtu, drejtori foli dhe për Luka Modriç dhe transferimin e mundshëm të tij në “San Siro”.

SPALETI – “Projekti ynë ka një vit e gjysmë që ka vazhduar me Spaletin dhe kështu do të jetë për shumë vite. Suning është një grup ambicioz, kërkon një Inter që të jetë fitimtar përsëri. Nuk janë të kënaqur duke qenë të dytët, tretët, apo të katërtët. Ajo çfarë mund të themi drejt tifozëve tanë është që po punojmë fort që Interi të kthehet në lavdinë e dikurshme sa më shpejt të jetë e mundur.

MODRIÇ – “Nuk besoja se mund të ndodhte në verë, por në të njëjtën kohë nuk shihja asgjë të keqe pse mos të ëndërronim. Në qoftë se Reali mendon se mund të arrijmë një marrëveshje, ne jemi këtu. Në qoftë se do ta provojmë përsëri? Po flasim për një lojtar shumë të rëndësishëm dhe me kualitet, por kurrë nuk mund të thuash kurrë në futboll”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *