Auzilio: Interi i së ardhmes nis nga Spaleti dhe Ikardi

0

Interi bëhet gati për ndeshjet e fundit të kampionatit, me synimin për të kapur vendin e katërt në renditje, por ndërkohë sheh edhe nga e ardhmja.

“Champions nuk është thelbësor për rinovimet e Ikardit dhe Perishiçit. Duhen theksuar disa gjëa që për ne janë të qarta prej kohësh: Spaleti është e tashmja jonë dhe me të duam të ndërtojmë një të ardhme matanë fundit të kontratës. Kjo vlen edhe për Ikardin, që ka edhe tre vite kontratë dhe do të ulemi sërish për të gjetur një marrëveshje për rinovim. Ai dhe Spaleti janë pika kyçe për të ardhmen tonë”, ka deklaruar drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio, duke folur për emisionin radiofonik “Radio anch’io sport”

Auzilio flet edhe për merkaton: “Fair Play financiar na detyron që të mbajmë bilanc të ekuilibruar. Shpresoj të shesim ndonjë lojtar të ri, me mundësinë e riblerjes. Edhe vjet ishim nën presion, por nuk shitëm askënd, kujtoni ofertën e Junajtid për Perishiç.Azamoah? Është në fund të kontratës me Juven, por do shohim vetëm pas 21 majit. Kancelo? Është në planet tonë për të ardhmen, është një futbollist që është rritur shumë me punën e Spaletit dhe jemi të kënaqur, por do të vendosim në fund të sezonit nëse do ta blejmë përfundimisht”.

Të shtunën luhet Inter-Juve: “Për ne të gjitha ndeshjet deri në fund do jenë vendimtare, duam të shkojmë në Champions, për ta bërë sezonin shumë të bukur. Na pret një ndeshje shumë e fortë, Juventusi rrallë gabon dy ndeshje resht, por Interi ka luajtur gjithnjë ndeshje të mira kundër skuadrave të mëdha”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.