Auzilio: Ikardi do vetëm Interin

Drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio ka folur përsëri për temën “Ikardi”. Kapiteni i zikaltërve vazhdon të shënojë rregullisht. Kështu ka bërë dhe ndaj Kaljarit, duke i çelur rrugën suksesit të ardhës të klubit nga Milano. Për sulmuesin argjentinas ka shfaqur interes në rrutje Reali i Madridit. Por Auzilio ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të Ikardit në këtë moment. “Klauzola e Ikardit? Nuk mendoj se kjo është një çështje klauzole, por dëshire. Ne duam të mbajmë Ikardin në ekip dhe Ikardi dëshiron të qëndrojë te Interi, sepse ai dëshiron të jetë për shumë vjet kapiten i këtij ekipi”- ka thënë Auzilio për “Premium Sport”. Më qartë se kaq nuk mund të kishte nga goja e një drejtuesi të Interit. Por Auzilio nuk është ndalur këtu. Duke qëndruar në temën e sipërpërmendur ai ka thënë: “Për fat të keq, rregullorja na i ndalon kontratat përjetë, ato mund të bëhen vetëm për 5 vjet. Ne kemi një projekt bazuar mbi Ikardin. Ky projekt ka nisur vite më parë dhe koha po na jep të drejtë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *