Auzilio i kthehet Uandas: Negociatat nuk zhvillohen nga televizioni

Rinovimi i Ikardit është kthyer në një çështje serioze tek Interi. Drejtuesit e klubit zikaltër i druhen klauzolës prej 110 milionë eurosh në kontratën aktuale të argjentinasit. Drejtori sportiv Piero Auzilio, ka hedhur dritë për këtë çështje, ndërsa nuk ka harruar të ngacmojë gruan dhe agjentin e lojtarit, Uanda Nara, që pak ditë më parë deklaroi se rinovimi është ende shumë larg.

“Nga ana e klubit kemi mbajtur të njëjtin qëndrim gjatë të gjithë muajve të fundit. Mjafton të shikoni deklarata e mija dhe të trajnerit. Jemi shumë të gëzuar me sjelljen e lojtarit dhe me çfarë ai po jep në fushë. Ikardi është një kapiten që di të marrë përgjegjësitë, ai nuk ka frikë nga asgjë”.

SITUATA E NEGOCIATAVE – “Dy vite pas rinovimit të kaluar, po tentojmë të arrijmë në një marrëveshje të re. Kemi dërguar prej dy muajsh një propozim, por për momentin nuk është pranuar, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëjmë më e shumë. E përsëris, nga ana jonë kemi vullnetin e plotë që të vazhdojmë negociatat për të arritur në një marrëveshje përfundimtare. Por, unë dhe klubi i Interit diskutojmë vetëm në zyrat e klubit dhe jo nëpërmjet televizioneve dhe rrjeteve sociale “, tha zyrtari i klubit zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *