Auzilio demaskon Interin: Kemi bërë gabime pa fund

0

Piero Auzilio “hap thesin” dhe lëshon fraza të rënda kundrejt Interit, drejtuesve e lojtarëve. Drejtori sportiv zikaltër, i cili vetëm para pak javësh rinovoi kontratën, ka biseduar me një grup studentësh në Universitetin e Studimeve në Milano dhe aty ka folur troç, ndoshta duke mos e pritur që gjithçka të dilte në media.

GABIMET – “Kemi bërë shumë gabime”, ka thënë Auzilio, i pyetur për projektin zikaltër, “ishte një trajner që nisi përgatitjet, por një javë para fillimit të kampionatit u vendos që të largohej, ose u largua ai. Kështu, zgjodhëm një trajner që nuk e njihte futbollin italian. Interi ka programuar shumë keq, kemi ndryshuar 4 trajnerë, do të përfundojmë të shtatët ose të tetët”.

PUNA – Fjalë të rënda edhe kundrejt skuadrës: “Në Apiano nuk ka ndjenjë solidariteti, nuk ia kanë dalë mbanë të krijojnë një grup të bashkuar, për çështje etnie, moshe, por edhe personaliteti e vlerash njerëzore”.

TRAJNERI – Auzilio, bujshëm zbulon se Interi mendon edhe për Alegrin: “Ka ardhur Sabatini dhe me të po punojmë për trajnerin e ri. Edhe Alegri është në listë, po e vlerësojmë si kandidaturë”.

E ARDHMJA – Klubi është në duar të sigurta, pronarët janë të fuqishëm, mund të blejnë edhe Kristiano Ronaldon, por e vërteta është që nuk na lejohet, për shkak të fairplay-t financiar. Duhet besuar te të rinjtë. Gabigol? Jo, ai është diçka ndryshe, por nuk mundem ta shpjegoj”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here