Autostrada Madrid-Lisbonë, Atletiko i merr Benfikës Manxhukiçin e ri

Atletiko e Madridit ka një marrëdhënie të veçantë me klubet portugeze, falë agjentit Zhorzh Mendesh, i cili para pak ditësh i dhuroi fenomenin Zhoao Feliks.

Tani Atletiko bën një tjetër biznes me Benfikën, sepse i blen sulmuesin serb Ivan Saponjiç.

21 vjeç, Saponjiç është një gjigant 1.92 i gjatë dhe për nga mënyra e lojës duket si një kopje e Mario Manxhukiç.

Titullar i Serbisë U21, Saponjiç u shpall kampion bote me U17 në vitin 1015, duke qenë vendimtar me golat e tij. Benfika e bleu për 1.5 milionë euro dhe e kaloi tek të rinjtë, pastaj e dha një vit huazim te Zulte në Belgjikë.

Sezonin e fundit Saponjiç luajti me Benfika B, pasi klubi refuzoi çdo ofertë, duke pasur frikë përsëritjen e rastit Joviç, por tani ia jep Atletikos, që kërkonte një alternativë për Diego Kostën, ndërkohë që do të largohet Kaliniç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *