Autobiografia e Kimi Raikonen: nga problemet me alkolin, tek “urrejtja” ndaj shkollës

Kimi Raikonen është kampioni i fundit i Ferrarit në Formula 1. Finlandezi, i cili triumfoi me skuderinë e kuqe në vitin 2007, ka publikuar një libër autobiografik, ku flet për jetën dhe anët e fshehta të tij.

“The Unknown Kimi Raikkonen” (I panjohuri Kimi Raikonen), quhet libri i tij, që është shkruar nga Kari Hotakainen. Libri ka dalë në gjuhën finlandeze e atë suedeze dhe në tetor do të publikohet në anglisht. Kimi flet për jetën e tij, problemet me shkollën dhe alkoolin, si dhe shumë bëma të tjera që do të befasojnë lexuesit.

Libri është ai që është dhe nuk më intereson nëse do të pëlqehet, ose jo”, komenton piloti viking. 38 vjeçari zbulon në autobiografinë e tij, se alkooli e ndihmon për të larguar stresin. Ai tregon se si në vitin 2012, shpenzoi 16 ditë duke festuar dhe pastaj mori pjesë në Garën e Spanjës, ku e mbylli në vend të tretë. Gjatë shërbimit ushtarak, ai dënohej shpesh herë për thyerje disipline dhe konsumim alkooli. Shkolla nuk i pëlqeu kurrë dhe ai e braktisi atë shumë shpejt.

Kam humbur plotësisht durimin tim, duke shkuar në shkollë, kështu që një ditë mblodha gjithçka kisha, i futa në bagazhin e makinës dhe u nisa për në Holandë, sepse nuk kisha më nerva për të shkuar në shkollë”, tregon piloti i Ferrarit.

E vështirë ishte dhe fillimi me garat motorike. Kimi zbulon se si babai i tij punonte tri punë në ditë për të bërë të mundur që i biri të garonte me makina. Ai vinte nga një familje e thjeshtë finlandeze dhe fillimet e tij në Sport nuk ishin aspak të thjeshta, por më vonë Kimi arriti majat dhe ia shpërbleu sakrificat familjes së tij, sepse arriti të fitonte miliona dhe hallet e jetës u zgjidhën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *