Kosovë fantastike, vjen fitorja e tretë rresht!

Urime Kosovës: sot kundër Burkina Fasos ka ardhur fitorja e tretë rresht, edhe pse vetëm në ndeshje miqësore. Një sukses 2-0 në Francë, në po atë fushë ku Kosova mundi edhe Madagaskarin 1-0 para pak ditësh. Nëse kundër Madagaskarit…

Shëtitja sllovake mbyllet me 4 gola të pësuar

Pas Shqipërisë U-19, sot ka humbur edhe Shqipëria U-21 dhe kuadri kompletohet, sepse në pak ditë kemi marrë shuplaka të forta në çdo nivel në kombëtare. Shqipëria U-21 u mund sot 4-1 në Zhilina nga Sllovakia, në një ndeshje që sllovakët…

Konti dëmtohet sërish, mbyllet sezoni

Lajm i keq për Milanin, por sidomos për Andrea Kontin, i cili është dëmtuar sërish dhe tashmë ka mbyllur sezonin. Për mbrojtësin e djathtë ka qenë një sezon i zi, sepse u bashkua me Milanin për një shifër të konsiderueshme nga Atalanta…

Kërcënimi ndaj Memellit, a ekziston shoqata e trajnerëve?!

Gjergji Stefa Ajo çka i ndodhi Migen Memellit – incidenti me të atin e kapitenit të skuadrës së 17-vjeçarëve të Tiranës – është shndërruar në një rast të përsëritur, sepse familjarët e një futbollisti gjithashtu të ri në Shkodër tentuan…

Tirana, një çështje me Ze Marian

Klubi dhe trajneri diskutojnë për pezullimin e Turtullit. Ka ardhur momenti që ndoshta të ulen disi gjakrat Gjergji Stefa Turtulli e pa në sy dhe i tha: Jam i dëmtuar, nuk mund të stërvitem. Ze Maria nuk është budalla. E kuptoi…

Bogdani provon rezervat, Kazakistani na mund në shtesë

Pak ditë më parë Shqipëria U-19 luajti një miqësore kundër Kazakistanit në Lushnjë, duke fituar 1-0, me gol të Kumbullës. E njëjta miqësore u luajt edhe sot, sërihs në Lushnjë, por këtë radhë trajneri Erjon Bogdani provoi gjithë lojtarët…

Spaleti: Alegri më i miri, por me atë ekip është e lehtë

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, nuk shqetësohet nga ndërprerja e kampionatit, edhe pse Interi ishte në një moment shumë të mirë. Për trajnerin zikaltër, Interi i ka të gjitha shanset të shkojë në Champions League, ndërkohë që ndër të…

Korabi në prag kaosi, lojtarët nuk paguhen prej muajsh

Korabi është në një moment kritik, jo për rezultatet në fushë, por për problemet jashtë fushe, më konkrektisht problemet financiare, që e mundojnë këtë klub prej disa vitesh. Në ndeshjen e fundit të kampionatit skuadra dibrane fitoi me…

Kompeticionet e UEFA-s, revolucion prej sezonit të ardhshëm

Kompeticionet e UEFA-s do të ndryshojnë fytyrë, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Me një njoftim zyrtar, qeveria e futbollit evropian ka komunikuar risitë në rregullore që do të përfshihen që prej Superkupës së Europës, në Talin të…

Shqipëria, miqësore në Ukrainën në fund të sezonit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kthehet në fushë në fund të sezonit. Duke përfituar nga hapësira për miqësoret para Kupës së Botës, kuqezinjtë do të përballen me Ukrainën më 2 qershor, në një sfidë që do të luhet në Zvicër. Edhe…

Gjeniu Lagerbak na tregon futbollin

Norvegjia e shekullit të ri ka qenë mediokre. Pas viteve ’90, ku u regjistruan suksese të  mëdha, të vetmet në historinë e futbollit të kombëtares skandinave, vitet 2000 prodhuan një errësirë totale. Asnjë kualifikim në kompeticione madhe,…

Vikingët na “mbytën”, Odegard është fenomenal

Në shiun e dendur dhe fushën e rrëshqitshme të Elbasan Arenës Norvegjia bëri gjithçka mirë, duke iu përgjigjur në maksimum asaj që i kuronte trajneri Lagerbak. Suedezi donte një skuadër agresive, të fortë, vikinge, që të punonte në maksimum…

Sadiku ia vë fajin terrenit: E kishim përgatitur ndryshe

Armando Sadiku nuk arriti të lërë shenjë në miqësoren e djeshme, teksa për “Supersport” e analizoi kështu:  “Terreni nuk na favorizoi shumë, në lidhje me skemat që ne kishim përgatitur. Mbrojtja ishte e gjatë dhe largonte topin në çdo çast.…

Humbje e dëmtime, Qaka dhe Hysaj shqetësojnë klubet e tyre

Jo vetëm humbje, por edhe dy dëmtime. Kamer Qaka dhe Elseid Hysaj lanë dje fushën e lojës për shkaqe fizike, teksa menjëherë shqetësimi ka prekur dy klubet, pra Poli Iashin dhe Napolin, duke qenë se bëhet fjalë për dy futbollistë bazë.…

Rumenige: Levandovski qëndron, askush nuk na i vjedh dot yjet

Për të qëndruar në elitë duhet ta tregosh forcën në çdo drejtim, në fushë, por edhe në merkato. Nëse blen një fenomen është goditje e madhe, por nëse i reziston çdo oferte për një yll që ke në skuadër, atëherë demonstrimi i forcës është i…

Zhgënjimi i Abazajt, humbi edhe Shpresat!

Kristal Abazaj ishte një nga risitë e Kristian Panuçit në kombëtare, por në fund e ndoqi nga stoli gjithë ndeshjen kundër Norvegjisë. Mund të luante, qoftë edhe pak minuta, qoftë edhe si vlerësim për një ndër lojtarët më të mirë në…

Bare në qiellin e shtatë: Ëndrra ime u realizua, por humbja…

Deri përpara pak ditësh luante me U-21, ndërsa sot debutoi me kombëtaren e madhe. Një ëndërr e kthyer në realitet, edhe pse rezultati të lë disi për të dëshiruar... Për RTSH, Keidi Bare u shpreh: “E prisja shumë këtë debutim, e kisha ëndërr…

Balaj: Ta marrim si mësim, pak raste në sulm!

Bekim Balaj ka “debutuar” me Kristian Panuçin, pas dëmtimit të gjatë, duke luajtur në pjesën e dytë, i hedhur në sulm për të bërë diferencën, por nuk la dot gjurmë... Për RTSH, ai u shpreh: “Kërkonim fitoren dhe në fund barazimin, për…

Panuçi: Diferencën e bëri vetëm ana fizike

Trajneri i Kombëtares Kristina Panuçi foli për “Supersport” menjëherë pas ndeshjes, duke treguar arsyen e humbjes. Numri 1 i stolit e pranoi se skuadra e tij bëri shumë pak për të fituar ndeshjen. Në të njëjtën kohë ai tregon se lojtarët e…

DIREKT/ Norvegjia gjen golin, Panuçi nis lëvizjet

Shqipëria sfidon Norvegjinë në ndeshjen e parë të vitit 2018-të. Tekniku i ri Kristin Panuçi provon Shqipërinë e tij, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Evropianit të ardhshëm por dhe të Ligës së Kombeve. Një skuadër me moshë…

Formacioni zyrtar, Panuçi pa surpriza

Shqipëria do të zbresë në orën 19:00 në fushë për të sfiduar Norvegjinë në testin e parë për vitin 2018-të. Do të jetë “Shqipëria e re” e timonierit Panuçi ajo që do të zbresë sot në fushën e stadiumit “Elbasan Arena”. Kur duhet pak më…

Marko Radas: Skënderbeu s’ndalet as në Shkodër

Kroati me përvojë i mbrojtjes korçare është i bindur se skuadra e tij është në gjendje çdo ndeshje që i del përpara dhe nuk do të kursehet aspak Leonard Trebicka Që në vitin 2011 ka veshur fanellën e Skënderbeut dhe vazhdon të jetë…

Sërish stadium i heshtur, mungojnë “Tifozat Kuq e Zi”

Shqipëria ka kohë që po vuan mungesën e tifogrupit të famshëm "Tifozat Kuq e Zi" në stadiumet shqiptare, Elbasan apo Shkodër. Një konflikt që e ka zanafillën te masat absurde marrë nga policia, duke nisur nga bllokimi i fanellave e deri te…

Konte në udhëkryq, kombëtaren apo milionat nga Parisi

Antonio Konte do të largohet në fund të sezonit nga Çelsi, ku ka kohë që marrëdhëniet me klubin nuk janë të mira. Megjithatë, trajneri italian nuk rrezikon të mbetet pa punë, sepse që tani i janë rreshtuar ofertat. Së pari, Italia…

Zhufo: Është moment kyç, vetëm fitore me Kukësin

Braziliani i Flamurtarit shpreson të jetë gati në ndeshjen e dytë të kupës me Skënderbeun. Mesfushori ka besim se skuadra do ta lërë pas periudhën ne errët    Elton Nika Kukësi konsiderohet ndeshja e kthesës për vlonjatët, të cilët…

Vllaznia pret Malotën, mungesat stresojnë Gjokën

Në kampin shkodran duket se ka lajme pozitive për mbrojtësin lezhjan, çështja e të cilit mund të marrë zgjidhje sot. Grupi në stërvitje mbetet i cunguar Gaspër Marku Prej së enjtes së kaluar kuqeblutë nisën përgatitjet për ndeshjen me…