Austriakët: Hetoni 5 anëtarë të Teutës!

0

Teuta e Durrësit në qendër të një “furtune” që nuk dihet si do të përfundojë.

Klubi i Superiores shqiptare është nën hetim nga organet e drejtësisë të Austrisë për trukim të rezultatit të ndeshjes miqësore të futbollit Austria Vjenë-­Teuta, e luajtur në Seeboden të Austrisë dhe që ka përfunduar 7-­2 për austriakët.

Ekipi shqiptar dyshohet se ka humbur qëllimisht me rezultat të thellë për të përfituar financiarisht nga bastet sportive.

“Shqiptarja.com” ka publikuar letërporosinë që u kanë dërguar autoritetet e drejtësisë austriake atyre shqiptare, në mënyrë që hetimet të vazhdojnë edhe në vendin tonë. Nga pala austriake kërkohet prej Prokurorisë shqiptare që të merren në pyetje në kuadër të hetimit për trukimin e kësaj ndeshje disa shtetas shqiptarë.

Bëhet fjalë për disa lojtarë të Teutës dhe pjesë e stafit të skuadrës në verën e vitit të shkuar. Këta shtetas shqiptarë akuzohen nga drejtësia austriake për veprën penale të “Mashtrim i rëndë”. Gjykata e Tiranës i ka dhënë autorizimin e saj Prokurorisë së Tiranës për të proceduar sipas kësaj letër­porosie të austriakëve dhe së shpejti të dyshuarit të do të merren në pyetje.

Prokuroria e Salcburgut u ka kërkuar autoriteteve tona gjyqësore, nëpërmjet letërporosisë, marrjen në pyetje të shtetasve shqiptare :

1.Shpetim Moçka, i datëlindjes 20.10.1989, Portier

2.Bledjan Rizvani, i datëlindjes 02.07.1985, Portier (Aktualisht te Bylisi)

3.Rustem Hoxha, i datëlindjes 21.07.1991, Mbrojtës

4.Erand Hoxha, i datëlindjes 25.05.1985, Mbrojtës

5.Juljan Ahmetaj, i datëlindjes 24.05.1979, Trajner (Aktualisht te Besa)

Sipas palës austriake, një nga provat më të forta që ata kanë janë ato që kanë zbuluar nga celularët që u kanë sekuestruar lojtarëve shqiptarë, sidomos të njërit prej tyre.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here