Australian Open/ Xhokoviç e kthen gjysmëfinalen në stërvitje, tani e pret Nadal

0

Asnjë mëshirë: Novak Xhokoviç e ka shpartalluar në kohë rekord francezin Ljuka Puj, duke fituar 3-0 (6-0 6-2 6-2) në gjysmëfinalen e Australian Open, në vetëm një orë e 23 minuta!

Një “masakër” e vërtetë, pasi vetëm një gjysmëfinale nuk ishte, në një sfidë të dominuar totalisht nga tensiti serb, i cili është në formë madhështore.

Puj, i cili eliminoi Çoriç e Raoniç në dy turet e shkuar, u dorëzua pa luftuar, pasi diferencat ishin të frikshme. Gjithsesi, arritje e madhe për 24-vjeçarin, numri 30 në renditjen botërore. E çuditshme, në më shumë se 50 përballje me rivalë francezë, Xhokoviç ka humbur vetëm një herë.

Është finalja e shtatë në Australian Open për Xhokoviç, i cili ka fituar në 6 finalet e mëparshme dhe tashmë do të përballet me Rafael Nadal, i cili nuk ka humbur ende asnjë set në Australi këtë edicion. Të dy janë në formë madhështore, finalja e fundit mes tyre (Australi 2012) zgjati 6 orë, finalja më e gjatë në histori!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.