Australian Open: “Uragani” Nadal i jep fund magjisë greke

0

Rafael Nadal është finalisti i parë i Australian Open, pas ka shpartalluar në 3 sete (6-2, 6-4, 6-0) grekun Stefanos Tsitsipas, surpriza e madhe e turneut.

Një paraqitje perfekte për Nadal, që mbylli gjithçka në vetëm një orë e 45 minuta.

Finalja e 25-të në Grand Slam për spanjollin, i cili është kthyer në nivelin e tij më të mirë dhe tashmë kërkon triumfin final, sepse deri tani nuk ka lëshuar asnjë set në këtë turne.

Tsitsipas u largua kokulur, por është vetëm 20 vjeç dhe ajo që bëri në Australi mund të jetë vetëm fillimi i një karriere të madhe. Nadal e Federer janë në vitet e fundit të karrierës, Xhokoviç nuk është aq i frikshëm sa disa vite më parë dhe talentet e reja mund të tentojnë rrëzimin e perëndive.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg