Australian Open/ Nadal marshon, tashmë sfidon surprizën greke në gjysmëfinale

Rafael Nadal konfirmohet një “përbindësh” i Grand Slam, sepse sot ka mposhtur amerikanin Frances Tiafoe (numri 39 në botë) në çerekfinale dhe shkon për të 30-tën në gjysmëfinale në një turne madhor.

Spanjolli fitoi pa u sforcuar shumë  në 3 sete, 6-3 6-4 6-2, duke dhënë një mesazh të fortë, sepse duket në formë perfekte dhe tashmë është kandidat serioz për triumfin final. Deri tani në Australian Open të këtij viti Nadal nuk ka humbur asnjë set dhe kjo flet qartë për rendimentin e tij të frikshëm.

Tani numri 2 i botës do të matë forcat me surprizën e madhe të turneut, grekun Stefanos Tsitsipas, i cili po habit me fitoret e tij mbresëlënëse, përfshirë triumfin ndaj Roxher Federer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *