Australian Open/ Amerikania e tmerrshme Kolins nuk ndalet më

Danielle Collins është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Australian Open, edhe pse nuk kishte fituar asnjë ndeshje më parë ne turnetë e Grand Slam.

Amerikania 25-vjeçare mposhti në çerekfinale rusen Anastasia Pavljuçenkova 2-6 7-5 6-1, në 2 orë e 16 minuta. Kolins e nisi keq, duke u mundur në setin e parë, por në setin e dytë fitoi dy herë shërbimet e kundërshtares dhe nuk u ndal më, duke e fiurard setin e tretë 6-1.

Kolins eliminoi numrin 2 të botës Anxhelik Kerber në turin e shkuar (6-2,6-0) dhe ishte një surprizë e madhe, ndërkohë që befasuese është edhe sjellja e amerikanes, një tip i çuditshëm dhe aspak brenda rregullave, duke u bërë antipatike për shumë njerëz, pasi duket mendjemadhe dhe nuk respekton kundërshtaret.

Ne gjysmëfinale Kolins, numri 35 në botë, do të ndeshet me 2-herë kampionen e Uimbëldonit Petra Kvitova ose numrin 15 të turneut Eshli Barti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *