Atmosferë e zjarrtë në Vicente Calderón, pritet përgjigjja për tifozët e Realit

0

Javën e shkuar Atletiko e Madridit u mund 3-0 në derbin e vajtjes në Chmapions kundër Realit, por nuk ishte vetëm humbja ajo që mërziti tifozët e Colchoneros.

Para ndeshjes tifozët e Realit ekspozuan një banderolë ku ngacmonin rivalët e qytetit, duke prezantuar dy kupat e fituara në finalet e viteve të fundit kundër Atletikos dhe duke pyetur: “Na thoni, si ndiheni?”.

Tani tifozeria e Atletikos do ta “djegë” stadiumin e vet, sa për faktin se do të jetë ndeshja e fundit ndërkombëtare në këtë stadium, që do të prishet në fund të sezonit, aq edhe se duhet dhënë një përgjigje për madrilenët.

Marca dhe Cope zbulojnë se tifozët e ‘colchoneros’ shpresojnë të marrin aprovimin e UEFA-s për të futur në stadium dy banderola gjigante, ku mendohet se do të shkruhet: “NDIHEMI KRENARË” dhe “NUK JEMI SI JU”.

Atletiko nuk ka humbur asnjë ndeshje në Champions këtë sezon në Calderón, ku ka pësuar vetëm një gol, ndërsa sot do të regjistrohet ndeshja e 13-të sezonale me shitje 100% të biletave.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here