Atletikos i ndalohen blerjet, Keidi Bare me ekipin e parë

Atletiko e Madridit do të nisë sot përgatitjet për sezonin e ri, që do ta shohë të debutojë në stadiumin e ri Wanda Metropolitano në shtator.

Do të jetë një verë pa asnjë përforcim për Atletikon, që është dënuar nga FIFA të mos blejë asnjë lojtar, ndaj trajneri Diego Simeone do të bazohet te skuadra e sezonit të shkuar dhe tani e tutje do të jenë pjesë fikse e ekipit të parë edhe disa lojtarë të rinj, mes të cilëve bie në sy emri i mesfushorit tonë Keidi Bare.

Si zakonisht, Atletiko do të kryejë disa udhëtime, në Meksikë, Gjermani e Angli, për miqësore, ndërsa Bare do të ketë shansin të tregojë se e meriton të qëndrojë për sezonin e ardhshëm, edhe pse në janar Atletiko do të ketë mundësi të blejë lojtarë dhe nëse Bare nuk do të ketë minuta, mund të huazohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *