Atletiko u tërhoq, “gjiganti” italian fillon negociatat për Hysajn

E ardhmja e Elseid Hysajt mbetet ende një dilemë, kur ka kaluar më shumë se gjysme e merkatos së verës. E vemtja gjë e pashmangshme është fakti se në fund të verës, 25-vjeçari s’do të jetë më pjesë e Napolit.

Tërheqja a Atletiko Madrid nga gara për shkodranin a sjellë një reaksion domino në Itali. Klubi i radhës që ka shfaqur interes për kartonin e mbrojtësit është Roma. Sipas “Sky Sport”, përfaqësues të skuadrës verdhekuqe kanë filluar kontaktet e para me Napolin.

Interesi i Romës për Hysajn është një lajm që ka habitur shumë vetë, pasi kryeqytetasit kanë lojtarë si Florenci, Karsdorp dhe Santon, por mesa duket një ose dy prej këtyre emrave mund të largohen nga verdhekuqtë gjatë këtyre javëve.

Lajmet që flasin për të ardhmen e 25-vjeçarit janë të shumta, por një fenomen i veçantë është ai  i uljes së çimimit të tij me kalimin e muajve. Në fillim të muajit qershor pati lajme që flisnin për transferim bombastik të mbrojtësit për një shumë që kapte 50 milionë eurot, por me kalimin e kohës zërat mediatik kanë vendosur këmbët në tokë. Tani po përflitet se Napoli nuk kërkon më shumë se 20 milionë euro për të lënë të lirë futbollistin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *