Atletiko s’bën lëshime, 10 milionë euro ndajnë Milanin nga Korrea

Sulmuesi argjentinas Angel Korrea është rikthyer në objektivin numër 1 të merkatos së Milanit. Drejtuesit e klubit italian po negociojnë prej disa javësh me Atletikon, por palët s’po bien ende në një ujdi.

Sipas “Gazzeta dello Sport”, Atletiko nuk pranon të negociojë çmimin prej 50 milionë eurosh që ka vënë për kartonin e 24-vjeçarit. Ndërkohë, oferta e fundit e Milanit ka qenë 40 milionë euro.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e ardhshme e “djallit”. Situata e vështirë financiare dhe raporti jo i mirë me UEFA-n nuk e lejojnë më ekipin italian të bëjnë shpenzime të pamenduara në merkato.

Një tjetër faktor që po ndikon në vonimin e këtij transferimi është prishja e negociatave për shitjen e Andre Silvës të Monako. Drejtuesit e Milanit ishin shumë pranë përfitimit të 30 milionë eurove për shitjen e portugezit, por në momentit e fundit Monako ndryshoi qëndrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *