Atletiko përgatitet për Hueskën, Simeone komenton VAR-in dhe Tomas Lemar

Atletiko Madrid do të përballet nesër me Hueskën në kampionat, ku do të kërkojë fitoren e tretë rresht pas atyre kundër Monakos në Champions dhe Getafes në kampionat. Trajneri Simeone ka folur në konferencën për shtyp për sistemin VAR dhe jep mendimin e tij për teknologjinë në fjalë.

Argjentinasi në fund komenton dhe rritjen e skuadrës së tij dhe lëshon një batutë për francezin Lemar, i cili shënoi një dygolësh në fitoren përballë Getafes dhe po përshtatet mirë me ekipin e ri.

Italia e futi VAR-in sezonin e kaluar dhe ka patur disa polemika. Në Botërorin e Rusisë shkoi përgjithësisht mirë, me përjashtim të penalltisë së finales. Menaxhimi i VAR-it ka nevojë të përmirësohet akoma, por gjithçka shkon në favor të drejtësisë.”

“Skuadra po përmirësohet nga të gjitha këndvështrimet dhe jam i kënaqur. Jam i lumtur për Lemar dhe nëse vazhdon të shënojë nga dy gola, mund t’ia lejojë vetes të humbasë disa topa më shumë”, përfundon Diego Simeone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *