Atletiko përgatit goditjen e bujshme, gati të transferojë yllin e Çelsit!

Atletiko e Madridit po pëson një shpërbërje në mbrojtje. Te bardhekuqtë është konfirmuar largimi i tre mbrojtësve të formacionit bazë. Diego Godin, Lukas Hernandes dhe Filipe Luis.

Gjithsesi, për këtë të fundit, Atletiko duket se e ka gati zëvendësuesin. Markos Alonso është dëshira e Diego Simeones dhe kontaktet e para kanë nisur. Mbrojtësi i Çelsit ka bërë një sezon shumë të mirë dhe është një nga pikat kyçe të Sarrit.

Pas tre mbrojtësve dhe Antuan Grizman nje lojtar tjetër që mund të largohet nga “Wanda Metropolitano” është Tomas Partej. Ganezi pëlqehet shumë nga Interi. Në Milano sapo ka ardhur lajmi i mirë nga UEFA se nuk kanë probleme me ndershmërinë financiare dhe mund të bëjne blerje të mëdha. Kështu për 25-vjeçarin pritet që Interi të hidhet në sulm, ku pritet një ofertë zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *