Atletiko ndryshon fytyrë, prezanton dy superblerje

0

Më në fund Atletiko e Madridit është e lirë të veprojë në merkato, sepse bllokimi i merkatos nga FIFA ka marrë fund dhe sot skuadra spanjolle ka prezantuar dy blerje të mëdha. Bëhet fjalë për Vitolon dhe Diego Kostën, të cilët do të debutojnë që në janar.

Vitolo, i blerë në verë dhe i huazuar pak muaj te Las Palmas, foli i pari në konferencën për shtyp: “Dua të falënderoj presidentin, për këmbënguljen që tregoi për të më bërë pjesë të Atletikos. Jam krenar që jam pjesë e një prej klubeve më të mirë në Europë, jam këtu për të fituar me këtë fanellë! Dëmtimet? Diskutim i mbyllur, në muajin e fundit kam punuar shumë. Sfida ime është të provoj të luaj gjithmonë dhe të ndihmoj skuadrën, dua ta shpërblej Simeonen për besimin”.

Pas eksperiencës në Premier Ligë, Diego Kosta la Çelsin në verë dhe që atëherë ka vazhduar stërvitjen, në pritje të mbylljes së dënimit të Atletikos: “Falënderoj klubin për sforcimin që bëri për të më kthyer këtu! E pres prej muajsh këtë moment, dua të kthehem sa më shpejt në formën time më të mirë. Dua ta ndihmoj Atletikon për objektivat që ka në vazhdim. Te Çelsi mësova shumë, është një klub i madh dhe kam vetëm kujtime të bukura”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.