Atletiko mund Interin në finish, ylli i Boka Zhuniors zgjedh Madridin

Atletiko Madrid është shumë pranë firmës me mesfushorin e Boka Zhuniors Nahitan Nandez. Futbollisti uruguaian ka tërhequr interes nga klube të ndryshme europiane, por vetëm Atletiko Madrid dhe Inter u shfaqën të gatshëm për të aktivizuar klauzolën prej 25 milionë eurosh të lojtarit.

Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, mesfushori ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij në Spanjë. Nandez është një mesfushor polivalent, pika e fortë e të cilit është rendimenti i lartë, çka e bën perfekt për stilin e lojës së Diego Simeones.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *