Atletiko Madrid bllokon Grizman, i shpall luftë Barcelonës

Lufta mes Atletikos së Madridit, Barcelonës dhe Antuan Grizman vazhdon. Pas momente pasi klubi katalanas zyrtarizoi transferimin e sulmuesit francez, ka ardhur edhe qëndrimi i klubit madrilen. Ata bëjnë me dije nisjen e një tjetër beteje, me pretendimin se klubi blaugrana duhet të paguajë 200 milionë euro, jo 120.

“Antuan Grizman, përfaqësuar nga avokati, u shfaq në selinë e La Liga për të ndërprerë në mënyrë në njëanshme kontratën me Atletikon e Madridit, ndërkohë që Barcelona ka depozituar shumë e 120 milionë eurove në emër të lojtarit.

Atletiko Madrid beson se shuma e depozituar është e pamjaftueshme për të përmbushur klauzolën, pasi është e qartë se marrëveshja mes lojtarit dhe Barcelonës është mbyllur para se klauzola të ulej nga 200 milionë në 120 milionë euro. Marrëveshja madje është bërë edhe para datës në të cilën është bërë ndryshimi i klauzolës”, shkruhet mes të tjerash në qëndrimin e Atletikos së Madridit, që këmbëngul se marrëveshja është bërë paar përfundimit të sezonit të shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *