Atletiko kundër VAR, publikon fotot e “krimit”

0

Të shtunën Reali i Madridit fitoi derbin e madh të qytetit dhe më në fund theu një mallkim, sepse kishte vite që nuk fitonte ndaj Atletikos në kampionat.

Megjithatë, ishte një ndeshje ku më shumë vendosi VAR sesa arbitri dhe futbolli në fushë, sepse ndeshja u ndal shpesh dhe pati vendime mjaft të dyshimta.

Tani Atletiko ngre zërin, sepse në Twitter ka postuar tre imazhe nga momente delikate të ndeshjes ku ekipi i Simeones mendon se është penalizuar nga arbitrat që përdorin teknologjinë VAR.

Së pari, penalltia pro Realit dukej qartë që kishte nisur jashtë zone si faull dhe fare mirë mund të jepej goditje dënimi.

Një gol i anuluar i Moratas për pozicion jashtë loje ishte sërish një vendim tepër i dyshimtë, sepse pamjet tregojnë qartë që Morata është në vijë të drejtë me mbrojtësin e Realit, gjë që me sa duket VAR nuk e ka dalluar dot.

Në fund, një faull në zonën madrilene nuk u konsiderua penallti nga arbitri dhe ndihmësit e tij në VAR. Tre gabime, të gjitha kundër Atletikos, edhe pse VAR mendohej si zgjidhja e gjithë halleve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.