Atletiko “kantier”, pas Grizman zyrtarizohen edhe 2 transferime

0

 

Antuan Grizman zyrtarizoi largimin e tij nga Atletiko një natë më parë, ndërkohë Lukas Hernandez prej kohësh ka firmosur me Bajernin. Kështu, Atletiko Madrid duket se e ka nisur më vrullshëm se çdokush merkaton e verës.

Përveç këtyre të emrave, “Los Colchoneros” kanë lëvizur përsëri dhe Lusiano Vieto është largimi i radhës. Argjentinasi, i cili ishte i huazuar te Fulhemi këtë sezon, do të largohet te Sportingu, me Atletikon që do të përfitojë 7.5 milionë euro, ndërsa do të mbajë edhe 50% të kartonit.

Përsëri mbetemi në aksin Lizbon-Madrid, teksa Gelson Martins është zyrtarisht një lojtar i madrilenëve. Verën e shkuar portugezi u mor me parametra zero, por Sporting kishte kërcënuar se do ta hidhte në gjyq Atletikon.

Gjendur në këtë situatë, këta të fundit kanë paguar plot 22.5 milionë euro dhe tashmë gjithçka është mbyllur. Gelson Martins është lojtar i Atletikos 100%.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.