Atletiko godet në merkato, i rrëmben mesfushorin Realit!

Atletiko Madrid është tronditur jo pak këtë merkato, teksa kanë qenë të shumtë lojtarët që kanë deklaruar se do të largohen nga “Los Colchoneros”.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë nisur të lëvizin për të përforcuar skuadrën. Goditja e parë e bujshme duket se do të jetë Markos Jorente. Mesfushori i Realit të Madridit sipas gjasave do të ndërrojë ekip, por jo qytet.

Sipas asaj që raportohet nga mediat spanjolle, 24-vjeçari pritet që të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Atletikon dhe gjithçka do të mbyllet brenda javës së ardhshme. Në arkat e Realit do të kalojnë plot 40 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *