Atletiko fluturon me Gameiron, 3 gola në 5 minuta

0

Atletiko e Madridit ka marrë sot 3 pikë me rëndësi për javën e 23-të në Primera, duke fituar 4-1 në ndeshjen e luajtur në Gihon, kundër Sportingut.

Protagonist absolut Kevin Gameiro: sulmuesi francez u fut në minutën e 62-të dhe mori përsipër fatet e ndeshjes, duke shënuar 3 gola në minutat 80’, 81’ e 85’.

Fat i keq për Sportingun, që luajti një ndeshje shumë të mirë, por Atletiko ka më shumë cilësi dhe kjo u pa qartë me barazimet që kreu, sepse ndeshja ishte bllokuar te rezultati 1-1 (Janik Ferreira-Karrasko 46?, Sergio Álvarez 49?), pa ndonjë lojë të bukur, deri afër fundit të takimit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here