Atletiko fiton mes vuajtjeve, e nderon një francez

Një gol i Lemar 5 minuta përpara fundit të ndeshjes i dhuroi tre pikët ekipit “colchoneros” në transfertën e vështirë të Eibarit. Kundërsulm i shpejtë i miqve, Koke dhuroi asistin për francezin, me këtë të fundit që gjeti rrugën e rrjetës.

Ky trepikësh e ngjit Atletikon në kuotën e 68 pikëve, gjashtë më pak se Barcelona, që do të presë Real Sociedadin në “Camp Nou” në mbrëmje. Eibari, që nuk e meritonte aspak humbjen, vazhdon të qëndrojë në mesin e tabelës me 40 pikë, tetë më shumë se zona e rrezikut.

Kjo ishte fitorja e dytë rresht për djemtë e Simeones që pas humbjes në duelin direkt me Barçën kryesuese. Ndeshja e radhës është në shtëpi përballë Valencias, një duel që parashikohet të dhurojë shumë emocione.

Eibar-Atletiko Madrid 0-1
Shënues: Lemar 85′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *