Atletiko bën goditjen e vitit, Lemar për 65 milionë euro

Tomas Lemar është futbollisti më i ri i Atletikos së Madridit. Klubi madrilen ka konfirmuar se francezi i Monakos do të transferohet në Madrid prej 1 korrikut.

Anësori i majtë ofensiv është ndër lojtarët më të mirë në Ligën 1 franceze dhe Monako ka konfirmuar se është një ndër klubet më të zotë në botë, sepse në vitin 2015 e bleu për vetëm 4 milionë euro nga Kaeni.

Qe atëherë Lemar është kthyer në një lojtar kyç tek Atletiko, duke dhënë asiste pa fund, përveçse duke shënuar 16 gola në kampionat.

Atletiko duket se në një farë mënyre i ka bërë qejfin Grizmanit, i cili për të qëndruar në Madrid ka kërkuar një skuadër klasi dhe Atletiko e ka kënaqur, pas shitjeve të rëndësishme në janar, kur ikën emra si Karrasko e Gaitan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *