Atletikë/ Luiza Gega, jashtë finales së Botërorit

Luiza Gega është jashtë finales së Kampionatit Botëror të Birmingamit në sallat e mbyllura. E vetmja përfaqësuese e Shqipërisë ka konkurruar në 1500 metra, ndërsa ishte gara e saj e fundit në këtë distancë vrapimi, sepse tashmë për garat e verës do të përqendrohet në 3000 metra me pengesa. Gega ka qenë në baterinë e parë eliminatore, ndërsa koha e saj ishte 4’10”65. E me këtë kohë ka zënë vendin e shtatë, kurse në renditjen e përgjithshme, pas përfundimit të tre baterive kualifikuese, ishte e shtatëmbëdhjeta.

“Për mua – thotë Stërmasi – ishte një garë e mirë. Ka qenë vetëm një të qindtat larg vendit të gjashtë. Parë dhe baterinë në të cilën ishte, gjithçka e ka bërë mirë”. Tashmë Gega do të përqendrohet për garat e verës, ndërsa mbetet Kampione Ballkani në sallat e mbyllura në 3000 metra në Stamboll me 9’00”67, si dhe fituese në 1500 metra në mitingun ndërkombëtar të Stambollit me 4’10”36. E në këtë mënyrë pritej një tjetër përfaqësim i saj në Birmingam, ndërsa rezultati dhe vendi i shtatëmbëdhjetë është disi zhgënjyes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *