Atletikë/ Izmir Smajlaj kalon në finale të Europianit

0

Është momenti i artë i Izmir Smajlajt, atletit shqiptar që po na nderon në arenën ndërkombëtare, me paraqitjet e shkëlqyera në kërcim së gjati

Pas medaljes së artë të fituar në Beograd për Kampionatin Ballkanik të Atletikës në sallat e mbyllura, Smajlaj është kthyer sërish në kryeqytetin serb dhe sot ka siguruar finalen e Kampionatit Europian të Sallave të mbyllura, duke u renditur i treti në baterinë kualifikuese të hedhjes së gjati. 7.98 metra është hedhja e regjistruar nga 23-vjeçari, i cili renditet i treti në baterinë kualifikuese duke prerë biletën e fazës finale.

Rezultati është identik me atë të datës 25 shkurt, çka do të thotë se Smajlaj barazon rekordin e tij personal, njëkohësisht rekord kombëtar në vendin tonë. Hedhjen që i siguroi kualifikimin Smajlaj e regjistroi që në tentativën e parë, ndërsa në përfundim para tij u renditën serbi Lazar Aniç (i dyti) dhe ukrainasi Sergij Nikiforov (i pari, me 8.18 metra).

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here