Atje ku luan edhe Elis Bakaj, Bjellorusia merr vendimin e fundit: Nuk kemi arsye për të ndaluar

Bjellorusia vazhdon të mbetet i vetmi vend në Europë ku vazhdon ende futbolli i luajtur. Atje gjendet edhe Elis Bakaj me Azdren Llullakun, dy lojtarët shqiptarë që vazhdon të luajnë mes frikës, pasi shohin gjendjen në Europë dhe trojet shqiptare për shkakun e familjarëve të tyre.

Ndërkohë një vendim i fundit vjen nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit në Bjellorusi, Sergei Zardecki. Asnjë arsye nuk ka për ta pezulluar kampionatin, ndërsa do të vazhdohen të luhen javët e tjera si normalisht.

“Ne e monitorjmë situatën gjithmonë dhe i besojmë plotësisht sistemit tonë të kujdesit shëndetësor. Për momentin nuk ka arsye që të ndalojmë futbollin. E kuptojmë se në disa vendet situata është serioze, por pas konsultimit me specialistët në Bjellorusi e kuptuam se kampionati ynë mund të vazhdojë. Situata në Bjellorusi nuk është kritike dhe ne nuk kemi arsye për të ndalur”. /Sport Ekpres/