Atinga shqetëson Tiranën, Mema nuk do ketë një sulmues

Tirana bëri detyrën dje ndaj Kastriotit, ndërkohë që javën e ardhshme e pret një takim i vështirë kundër Laçit. Trajneri Ardian Mema nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Junus Sentami. Lojtari nga Uganda u ndëshkua me karton të verdhë ndaj krutanëve dhe për të ishte i katërti. Kështu ai nuk mund të aktivizohet në takimin e radhës me kurbinasit. Gjithsesi Mema ka marrë një sinjal pozitiv nga Majkëll Ngo, i cili shënoi golin e parë në Superiore kundër Kastriotit. Me Sentamu të pezulluar, anglezi mund të jetë pika e referimit të sulmit bardheblu në Laç. Një tjetër lojtar që shqetëson është Vincent Atinga, i cili doli i dëmtuar nga fusha e lojës dje ndaj Kastriotit. Gjithsesi alternativat te Tirana nuk mungojnë, pasi Turtulli pret momentin e tij që të rikthehet si titullar. Klisman Cake, apo edhe Sedat Berisha, janë alternativat për qendrën e prapavijës nëse Atinga nuk rikuperohet në kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *