Atentati ndaj Ozil e Kolasinaç, ja i gjithë skenari

0

Mesut Ozil dhe Sead Kolashinac rrezikuan jetët e tyre ditën e djeshme kur dy persona të maskuar i sulmuan. Video prej gjashtë sekondash e publikuar dje ka bërë xhiron e botës. Megjithatë, sot dalin detaje të reja rreth atij sulmi ndaj dy yjeve të Arsenalit. Nëpërmjet detajeve të dala është krijuar skenari i plotë të ngjarjes së frikshme.
Gjithçka ka ndodhur përpara shtëpisë së mbrojtësit boshnjak. Ozil me mjetin e tij “Mercedes-Benz G Class” ka ndaluar për të takuar Kolashinac. Gjermani në makinë ka qenë bashkë me gruan e tij. Në momentin kur mbrojtësi i Arsenalit ka qenë duke hyrë në mjet, grabitësit kanë sulmuar.

Kolashinac, siç shihet në video, është munduar të mbrohet, duke u ndeshur me sulmuesit, që ishin dy vetë dhe të armatosur me armë të ftohta. Pas një dyluftimi disa sekondësh, ai është ngjitur në makinën e Ozil për t’u larguar nga vendngjarja.

Dy grabitësit nuk e kanë lënë me kaq, por e kanë ndjekur mjetin nga pas me një motorr, duke e goditur me mjete të forta. Makina përfundoi me dëmtime. Pas rreth 15 minutash ndjekje, Ozil ka ndaluar përpara “Lakya”, restorant turk, të cilin mesfushori e frekuentonte shpesh dhe njihte të gjithë stafin. Në atë moment ai ka kërkuar menjëherë ndihmën e tyre. Të gjithë kanë dalë në mbrojtje të tij dhe grabitësit janë larguar. Pak minuta më pas ka ardhur policia. Grabitësit kanë qenë të pajisur me helmeta dhe të veshur me të zeza.

Pas ngjarjes janë pyetur edhe dëshmitarë, që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.

“Ozil ishte i tmerruar dhe po vraponte për të shpëtuar jetën e tij. E pashë të futej brenda një restoranti, ndërkohë që dy djem me motorr e ndiqnin nga mbrapa. Nuk i hoqën kurrë helmetat e tyre dhe ishin të veshur me të zeza. Vetëm Zoti e di se ç’do të ndodhte nëse ata e kapnin atë. Sapo stafi i restorantit doli jashtë, dy atentatorët u larguan duke bërtitur. Policia ishte aty pas pak dhe e gjithë rruga ishte e bllokuar për disa minuta”, u shpreh Azuka Alintah, 36 vjeçare.

DENIS LALA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.