Atanda nuk duket, disa surpriza te Partizani

Partizani ka zbritur në fushë, por trajneri i ri ende. Seanca është drejtuar nga Korado Sakone, ndërkohë që grupi i të kuqve nuk ishte i plotë. Jasir Asani ishte lojtari që binte në sy me mungesën e tij. Sulmuesi anësor marton vëllain e tij dhe ka marrë leje, ashtu sikurse edhe disa prej lojtarëve të tjerë që nuk ishin prezent.

Sodiq Atanda është lojtari tjetër që nuk ishte në stërvitje. Nigerianit i ka përfunduar kontrata dhe ende nuk ka një marrëveshje të re. Me shumë mundësi mbrojtësi mund ta mbyllë këtu aventurën e tij te Partizani.

Në seancën stërvitore ishte i pranishëm Egzon Belica, një nga lojtarët kryesorë të “demave” në sezonin e fundit. Mbrojtësit i është ofruar një kontratë 3-vjeçare, por ende nuk ka nënshkruar. Nga Kamza është rikthyer Enea Bitri, ndërkohë që ka nisur përgatitjet edhe mbrojtesi Hektor Idrizaj.

Vlonjati gradualisht pritet të marrë ngarkesë dhe me kapjen e formës do të japë kontributin e tij për Partizanin. Gjatë javës së ardhshme pritet të bashkohet me të kuqtë edhe Uilliam Kordeiro, i cili do të jetë pjesë e skuadrës kryeqytetase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *