Atanda lë Partizanin, zbulohet klubi i ri i nigerianit

0

Sodiq Atanda lë Partizanin dhe Superioren. Mbrojtësi nigerian kohët e fundit ka marrë një ofertë nga Izraeli dhe transferimi është drejt konkretizimit. Hapoel Kfar Saba, ekipi kampion i ligës së dytë, i ka bërë një ofertë mbrojtësit dhe ka një akord.

Gjithçka është drejt mbylljes dhe te Partizani duhet të gjejnë një zëvendësues për nigerianin, i cili ka qenë një nga shtyllat e të kuqve në sezonet e fundit. Drejtuesit e Partizanit u munduan të rinovojnë me Atandën, por oferta nga Izraeli e ka “joshur”.

Financiarisht normalisht do të përfitojë më shumë dhe për të do të jetë një eksperiencë e re. Atanda për herë të parë në Shqipëri u aktivizua me Apoloninë. Në janar të vitit 2016 ai iu bashkua Partizanit dhe vitin e fundit ia doli të shpallej kampion.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.