“Atalantë mos u zgjo, makthi do mbarojë”/ Ëndërr e ndërprerë, këtë javë Bergamo do të dëgjonte melodinë e Champions

Atalantë mos u përpiqë të zgjohesh. Zgjimi është dorëzim.  Është thjesht një makth brenda një ëndërre të bukur që po kalon. Një moment historikë për ty dhe për tifozët e tu. A nuk ishte kjo ajo që dëshiroje prej vitesh? A nuk luftove që ajo melodi të mbërrinte në veshët e çdo tifozi tëndi dhe çdo tifozi italian dhe jo vetëm?! E pra kjo është një pjesë e keqe e gjithë asaj të mirë të cilët ju luftuat të arrini përpara syve të Europës.

E këtë javë në Bergamo do të kishte një tjetër festë. Më madhështore se ajo përpara ndeshjes me Valencian në San Siro, ndonëse sipas disa teorive konspirative ai grumbullim u bë vatra e shpërndarjes së virusit Covid-19. Uefa Champions League do të luante këtë javë ndeshjet e çerekfinaleve me një kundërshtar që nuk e mësoi gjaë kësaj kohe

Sot Italia është e paralizuar, 135 mijë të prekur nga koronavirus dhe 17 mijë viktima. Situatë shqetësuese edhe për Spanjën që ka kaluar numrin e të prekurve ndërsa vdekjet janë çdo ditë e më të larta. Ndaj edhe të flitet për futboll në këto kushte është e pamundur. Por tifozët kanë të drejtë të ëndërrojë. Të ëndërrojnë se ky makth do të përfundojë dhe gjithçka do t’i dedikohet emocioneve që dalin nga fusha e futbollit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *