Atalanta, “xhepat e shpuar” për Berishën!

0

 

Lacio kërkon 7 mln euro, por vështirë që bergamaskët të paguajnë. Vetëm nëse “në tavë” përfshihet një lojtar i bluzinjve. “E zgjidhim deri më 15 qershor”

E ardhmja e Etrit Berishës është ende në udhëkryq. Këtë sezon, portieri i Shqipërisë ka qenë padiskutim një vlerë e shtuar e Atalantës, duke qenë shpesh deçiziv me pritjet e tij. Një sezon ky në Bergamo që i ka dhënë qetësinë e duhur për t’u rritur. Prishtinasi, në fakt, nëse do të pyetej sot se ku do të donte të luante edhe sezonin tjetër, sigurisht që do të hidhte firmën për Atalantën, duke qenë se skuadra bergamaske është vendi ideal për t’u rritur. Edhe kur u largua nga Lacio e dinte mjaft mirë se ndoshta s’do të kthehej më, duke qenë se nëse klubi bardhekaltër besonte te lojtari, atëhereë s’do ta lëshonte aq lehtësisht.

Sakaq, drejtori sportiv i Atalantës, Xhovani Sartori, ka konfirmuar se në fund të sezonit do të ulen në tavolinën e bisedimeve me Lacion për të zgjidhur çështjen e transferimit të Etrit Berishës. Klubi i qytetit të Bergamos ka marrë në huazim me të drejtë blerjeje përfundimtare portierin shqiptar dhe brenda datës 15 qershor duhet të vendosë nëse do ta mbajë atë apo jo.  “Diskutimet e merkatos me Lacion janë të hapura, për shkak të së drejtës të blerjes që mund të ushtrojmë sipas marrëveshjes, deri më datë 15 qershor, për Berishën. Ndoshta edhe më parë.

Në fillimin e muajit qershor, sapo të ketë mbaruar kampionati dhe të jemi njohur me porcionin tonë përfundimtar në klasifikim, do të vendosim se çfarë do të bëjmë dhe në atë pikë, e përsëris dhe e nënvizoj, vetëm në atë moment, me portierin shqiptar dhe klubin lacial, do të fillojë një bisedë ekonomike dhe jo vetëm”, deklaroi Sartori për mediat italiane. Lacio kërkon 7 mln euro, që për xhepat e bergamaskavëve janë fushë, por sipas “Tuttomercatoweb”, Tare ka vënë në shënjestër Frojler, që këtë vit ka rënë në sy, teksa pikërisht kartoni i Berishës mund të shërbejë. Me interes ndiqen edhe Alehandro Gomez apo Andrea Petanja.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here