Atalanta ul në stol Berishën, zëvendësi e katranos

Etrit Berisha është një ndër portierët më të mirë në Serinë A, por herë pas here trajneri Xhan Piero Gasperini i jep ndonjë ndeshje pushim (tre ndeshje kampionati këtë sezon), për të provuar edhe portierin e dytë Pierluixhi Golini.

Ky i fundit qartësisht nuk ka ende eksperiencë të madhe dhe sot në ndeshjen Atalanta-Kaliari bëri një gafë te goli i parë i ndeshjes, shënuar nga Pavoleti që në minutën e gjashtë. Një goditje nga këndi, gjuajtje me kokë nga sulmuesi dhe topi shkoi në rrjetë, me Golinin që nuk reagoi si duhej.

Në minutën e 23-të mesfushori Padoin shënoi golin e dytë për Kaliarin, por këtë radhë portieri nuk kishte faj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *