Atalanta thellon krizën e Romës, shkëlqen edhe Berisha

Nuk ka fund kriza e Romës, që në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit ka marrë vetëm 5 pikë dhe po rivalizon Interin për sa i përket kurbës rënëse.

Skuadra e drejtuar nga Di Françesko mbetet e pesta në renditje, sepse sot u mund 2-1 në Olimpico nga Atalanta e Etrit Berishës. Djemtë e Gasperinit shënuan që në fillim dy gola me Kornelius dhe De Roon, me këtë të fundit që doli me karton të kuq në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Roma shënoi me Xhekon dhe provoi deri në fund të barazonte, por herë Berisha e herë mbrojtësit evituan golin verdhekuq.

Paraqitje shumë e mirë e Berishës, i vlerësuar me notën 6.5, ndërsa Atalanta ngjitet sërish në nivelet e mrekullueshme të sezonit të shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *