Atalanta “shtyp” Lacion, Strakosha bën mrekulli

0

Atalanta merr një barazim 1-1 në Romë ndaj Lacios, në një sfidë të dominuar nga Atalanta, e pafat para porte.

Një sfidë e ndjekur me shumë interes nga Interi e Milani dhe në fund buzëqeshin skuadrat milaneze, sepse ishte rezultati që shpresonin (Interi rihap garën për vendin e katërt, Milani ngjitet i gjashti).

Lacio kërkonte fitoren për të mbajtur larg Interin, por ishte me fat që nuk u mund, sepse Atalanta dominoi sidomos në pjesën e dytë.

Nëse Lacio mori një pikë, meritë të madhe pati Thomas Strakosha, shumë i kujdesshëm gjatë gjithë ndeshjes (pa faj te goli i shpejtë nga Barrou, sa nisi ndeshja), ndërsa kreu një mrekulli në pjesën e dytë (minuta 86), kur në të njëjtin aksion evitoi golin dy herë, fillimisht ndaj Frojler dhe më pas ndaj Iliçiç. Nota 7 e lart për portierin kuqezi, ndërkohë që edhe Berisha mori notë të mirë, por realisht përveç golit nuk pati shumë punë, aq dobët luajti Lacio.

Pas ndeshjes Strakosha foli për Mediaset Premium: “Një pikë shumë e rëndësishme, në një ndeshje që e prisnim kaq të vështirë. Tani duhet të mendojmë vetëm për Krotonen, para se të ndeshemi me Interin, që duam ta kemi dy pikë pas nesh. Pritjet? Bëra atë që duhej të bëja, për të mbrojtur një barazim që ishte rezultati më i drejtë. Nuk mund të mendosh t’i fitosh të gjitha, ishim edhe pak të lodhur fizikisht“.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.