Atalanta nuk pyet fare, arrin akordin dhe përforcon sulmin

0

Atalanta po punon për të përforcuar ekipin. Kualifikimi në Champions Ligë i ka entuziazmuar të gjithë në Bergamo, ndërkohë që janë mbushur edhe arkat. Drejtuesit duan t’i dhurojnë Xhan Piero Gasperinit një kontingjent të plotë, që do të jetë në gjendje të përballojë ndeshje çdo tre ditë.

Fiksimi i trajnerit quhet Luis Muriel. Kolumbiani e mbylli sezonin me Fiorentinën, por kartonin e tij e zotëron Sevija. 28-vjeçari pësoi një dëmtim në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës kundër Argjentinës dhe do të qëndrojë 1 muaj e gjysmë pushim.

Diçka e tillë nuk e ka frenuar Atalantën, e cila ka paguar 15 milionë euro në arkat e klubit spanjoll duke përforcuar repartin e sulmit me një lojtar si Muriel. Lajmi raportohet nga “Sky Sport”, ndërsa lojtari do të tentojë rikuperimin e plotë për të qënë gati për nisjen e sezonit të ri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.