VIDEO/ Atalanta i bën dalje Berishës dhe hipotekon kualifikimin!

Ashtu si trajneri Gasperini kishte paralajmëruar, Golini ka marrë vendin e Berishës në portën e Atalantës sonte në mbrëmje në fitoren e thellë 4-1 në Izrael, ndaj Hapoel Haifës. Pas golit të vendasve me anë të Buzaglos në të 7’, bergamaskët kanë shpërthyer dhe në vetëm 2 minuta kanë shënuar dy gola duke përmbysur, me anë të Hateboerit dhe Duvan Zapatës, blerjes së këtij sezoni.

E ka “lagur” me golin debutimin e tij me bluzinjtë në Europë edhe afrimi tjetër i verës, Mario Pasaliç, ish-lojtarit i Milanit dhe në pronësi të Çelsit, duke shënuar në të 66’, ndërsa talenti Musa Barrou ka mbyllur gjithçka në të 86’. Madje, ai pati mundësinë e golit të pestë, por shpërdoroi.

Duke iu kthyer Berishës, duket qartë se e pret një sezon në stol, teksa nota “6” për Golinin tregon se tashmë është ai i besuari i Gasperinit.

Gjimshiti, ndërkohë, e ka ndjekur nga tribuna ndeshjen.

https://www.youtube.com/watch?v=Fivf_F4Ya6Q

Sakaq, në playoff, bergamaskët mund të gjejnë Kopenhagenin, që ka fituar sonte 2-1 në Bullgari, ndaj CSKA Sofjes. Vavro dhe Kenan me penallti përmbysin golin e Mauridesit. Kthimi, pas shtatë ditësh në “Parken”, Danimarkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *