Atalanta fluturon drejt çerekfinales, Gjimshiti paraqitje pozitive në Kupë

Atalanta ka kaluar më tej në Kupën e Italisë, teksa në transfertën e Sardenjës, ka arritur të fitojë ndja Kaliarit me dy gola në fund. Heroi i takimit ishte i zakonshmi Duvan Zapata, i cili realizoi një dopietë, duke çuar të tijtë në çerekfinale.

Etrit Berisha nuk ishte i grumbulluar në këtë takim, duke u lënë pushim nga trajneri, Xhan Piero Gasperini. Ndërkohë, Berat Gjimshiti ishte titullar për 90 minuta, ku bëri një paraqitje të kënaqshme. Në minutën e 81-të gjithashtu, mbrojtësi i kombëtares sonë u ndëshkua me kartonin e verdhë.

Pikërisht, shtatë minuta pas ndëshkimit të Gjimshitit, ishte Duvan Zapata, i cili shënoi golin e avantazhit. Më pas, në shtesë autori ishte i njëjti, teksa sulmuesi kolumbian hipotekoi kualifikimin për ekipin e tij, ku në raundin tjetër e pret Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *