Atalanta e fiksuar pas interistëve, rrëmben dy ish-zikaltër!

Atalanta po vijon përgatitjet për sezonin e ri, ku do të luajë për herë të parë në histori në UEFA Champions League. Merkatoja ka nisur aktive për bergamaskët, të cilët kanë siguruar shërbimet e Luis Muriel dhe duket se kanë gati edhe dy goditje të tjera.

Siç raporton Gianluca Di Marzio, drejtuesit e Atalantës janë gati të firmosin me dy ish-futbollistë të Interit. Bëhet fjalë për Rodrigo Palasion dhe Fredi Guarin. I pari duket se është preferencë e trajnerit Xhan Piero Gasperini, i cili e konsideron të vlefshme eksperiencën e sulmuesit.

Palasio është lojtar i lirë dhe kalimi i tij tek Atalanta duket çështje kohe, ndërsa për Guarin situata paraqitet më e komplikuar. Kjo edhe për shkak të pagës që 33-vjeçari përfiton në Kinë.

Kolumbiani merr plotë 10 milionë euro në sezon, ndërsa Atalanta mund t’i sigurojë vetëm 1 milion euro. Gjithsesi, një rikthim në Europë do ta tërhiqte Guarin, pasi bëhet fjalë për të luajtur edhe në Champions.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *